Maqedonia

Maqedoni, 102 të plagosur nga trazirat

Grupet ekstremiste maqedonase që pushtuan mbrëmë KuvendinMinistria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë njofton se është normalizuar gjendja në Kuvend dhe rreth tij, duke u rivendosur rendi dhe qetësia.

Nga MPB njoftojnë se pas trazirave të shkaktuara, do të ndërmarrin masa dhe aktivitete shtesë me qëllim mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve, pronave dhe sigurimin e gjendjes së qëndrueshme.

Sipas njoftimit të MPB-së, gjithsej 102 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në spitalin e qytetit që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë. Gjithashtu, në kazermën në Gjorqe Petrov, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 7 qytetarë të tjerë.

Policia ka arritur që përmes një korridori të largojë deputetët dhe gazetarët që kishin mbetur në Kuvendin e Maqedonisë, pasi Kuvendi i pushtua nga protestuesit maqedonas.

Të fundit janë evakuuar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ishte i gjakosur dhe i lidhur me fasha.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka deklaruar se policia është duke e rikthyer kontrollin, ndërsa njoftoi se nga dhuna e protestuesve janë lënduar 14 policë, disa qytetarë ndërsa nuk ka dhënë numër të deputetëve dhe gazetarëve të lënduar.

Situata ka dal jashtë kontrollit, pas zgjedhjes së kryetarit të Maqedonisë nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi. Protestuesit të udhëhequr nga lëvizja “Për Maqedoni të përbashkët” kanë pushtuar Kuvendin, duke sulmuar deputetët dhe gazetarët. Nga pamjet e transmetuara, mesë shumti kanë pësuar deputeti shqiptar Ziadin Sela, Zoran Zaev e deputetë të tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button