Bota

Koreja e Veriut, Trump: Lufta, gjithnjë e më e mundshme

“Nuk e përjashtoj mundësinë që të ndodhë një konflikt i madh me Korenë e Veriut”. Kështu është shprehur në një intervistë për agjencinë e lajmeve ”Reuters” presidenti amerikan Donald Trump, duke shtuar: “Do të kisha parapëlqyer një zgjidhje paqësore, por besoj se është e vështirë. Koreja e Jugut duhet të instalojë sistemin anti-raketor ‘Thaad’ për të përballuar kërcënimet që vijnë nga Pheniani”.

“E informova Korenë e Jugut që është e nevojshme të paguajnë, – vijon Trump. – Është një sistem prej 1 miliard dollarë. Është fenomenal, shkatërron raketat direkt në qiell”.

Megjithatë, Koreja e Jugut është përgjigjur prerë, duke kujtuar traktatin e sigurisë që daton që nga lufta mes dy Koreve (1950-53), me 28 mijë ushtarë amerikanë të dislokuar në mbrojtje të aleatit strategjik.

Sipas qeverisë së Seulit, instalimi i sistemit anti-raketë, është për t’u konsideruar si pjesë e këtij pakti. Gjatë intervistës së Trump, nuk munguan as tonet e përdorura nga presidenti për përshkrimin e Kim Jong-un.

“Është 27 vjeç, i ati i tij vdiq dhe ai mori në dorë kontrollin e regjimit. Thoni atë që doni, por nuk është e thjeshtë, sidomos në atë moshë, – shprehet presidenti amerikan për diktatorin komunist korean. – Nuk e them për ta vlerësuar, shpresoj që të tregohet racional. Presidenti kinez Xi Jinping? Një njeri i mirë, që kam mundur ta njoh mirë: e do Kinën dhe popullin kinez”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button