Kronika

Akuzat ndaj Frrokut, ish-deputeti kërkon pafajësinë në Apel

Ish-deputeti Mark Frroku ka animuar në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila e dënoi me me 7 vite e 6 muaj burg nën akuzën për për fshehje të pasurisë, pastrim parash dhe ndërtim të paligjshëm. Mark Frroku kërkon pafajësinë me ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë.

Ndërkohë, pak ditë më parë, gjykata ka shpallur të pafajshëm ish-deputetin Mark Frroku për akuzë e vrasjes në Belgjikë, por e ka dënuar atë për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vjet burg për ish-deputetin kristian- demokrat për akuzën e vrasjes dhe akuzave të tjera për të cilat edhe u dënua.

Avokatët e Frrokut e cilësuan fitore vendimin që shpalli të pafajshëm klientin e tyre lidhur me akuzën e një vrasjeje të ndodhur shumë vite më parë në Belgjikë, akuzë që sipas tyre ishte ngritur mbi thashetheme.

Ata u shprehën se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit ku kanë besimin e plotë se klienti i tyre do të fitojë pafajësinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button