Ekonomia

Alitalia merr “OK” për huanë; Kompania: Nuk do të ketë asnjë ndikim tek fluturimet

Në javën që do të pasojë do t’i hapet rruga disbursimit të huasë prej 400 milionë euro, që do t’i mundësojë kompanisë Alitalia vazhdimësinë e biznesit për gjashtë muaj. Qeveria ka informuar Komisionin Europian se huaja do të jepet sipas normave të tregut, pra nuk do të shkelen rregullat e BE-së për sa i përket ndihmave shtetërore dhe nuk do të kërkojë miratimin e Brukselit, dhe jo zyrtarisht është dhënë konfirmimi prej tij. Ky lajm është konfirmuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Carlo Calenda, sipas të cilit falimentimi i Alitalia-s do të krijonte një dëm ekonomik shumë herë më të madhe se sa paratë që po i jepen hua për një periudhë të shkurtër.

Koha është e kufizuar. Bordi i kompanisë ka nisur një sërë hapash formalë që konfirmojnë pamundësinë për rikapitalizim të kompanisë.

Ekziston frika se kjo situatë do të sjellë pengesa për të udhëtuar me Alitalia, e cila ka filluar të preket nga situata me humbje që shkojnë deri në 1 milion euro në ditë. Biletat e blera tashmë si faqen e internetit edhe nëpërmjet kanaleve të shitjes janë në dispozicion.

Linja ajrore italiane ka hyrë në kaos pasi stafi votoi kundër masave për shkurtimet e vendeve të punës dhe uljes së pagave. Marrëveshja do t’i hapte rrugë Alitalias që të merrte financime të reja jo vetëm nga Alitalia, por edhe nga dy banka të mëdha në vend UniCredit dhe Intesa Sanpaolo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button