Home / Ekonomia / Qytetarët marrin dëmshpërblime nga Arbitrazhi për zvarritjen e çështjeve në gjykatat vendase

Qytetarët marrin dëmshpërblime nga Arbitrazhi për zvarritjen e çështjeve në gjykatat vendase

Selvie Rushiti dhe Shkelqim Hatija të dy së bashku janë dëmshpërblyer nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit me 2800 euro, pas ankesave të tyre se gjykatat shqiptare kishin zgjatur tej afateve shqyrtimin e çështjeve.

Zonja Rushiti shprehu shqetësimin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për kohëzgjatjen e tepruar të procedurave civile, të cilat filluan më 27 shkurt 2001 dhe përfunduan më 12 mars 2013.

Më 16 shtator 2015, Gjykata Ndërkombëtare mori një deklaratë për një marrëveshje miqësore të firmosur nga Qeveria, sipas së cilës Qeveria e Shqipërisë ofronte që t’i paguante zonjës Rushiti 1,800 euro për të mbuluar çdo dhe të gjithë dëmin jomonetar si edhe kostot dhe shpenzimet, të cilat do të konvertohen në vlerën monetare vendase në normën e zbatueshme në datën e pagesës.

Vendimi është botuar në Fletorën Zyrtare sot dhe detyron qeverinë shqiptare të paguajë këtë shumë brenda tre muajve.

E njëjta procedurë është ndjekur edhe për zotin Hatija ku Gjykata Ndërkombëtare ka vendosur që qeveria shqiptare ta dëmshpërblejë me 1000 euro. Hatija shprehu pakënaqësinë në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave. Ai u mbështet në nenin 6 të Konventës për të drejtat e Njeriut. Më 19 shtator 2016, Gjykata mori një deklaratë për zgjidhje miqësore të firmosur nga Qeveria, sipas së cilës Qeveria e Shqipërisë ofronte t’i paguante ankuesit shumën prej një mijë eurosh për të mbuluar kostot dhe shpenzimet nga zgjatja e gjykimit të çështjes

Kjo shumë do të jetë e pagueshme brenda tre muajve nga data kur njoftohet vendimi i marrë nga Gjykata. Në rast se Gjykata nuk e paguan këtë shumë brenda periudhës së sipërpërmendur tre-mujore, Qeveria ndërmerr të paguajë interes për të, që nga momenti i përfundimit të periudhës deri në shlyerje, në një normë të barabartë me normën margjinale të huasë të Bankës Qendrore Europiane gjatë periudhës së mospagesës plus pikë tre përqindje. Pagesa do të përbëjë zgjidhjen përfundimtare të çështjes, thotë vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit.

Kohët e fundit qytetarët shqiptare po kërkojnë masivisht drejtësinë në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit për të marrë drejtësinë e munguar nga sistemit shqiptare i drejtësie.

Ankuesja, zj. Kleopatra Caka, një shtetase shqiptare që jeton në Tiranë coi shtetin shqiptar në arbitrazh për moszbatimin e një vendimi gjykate. Caka ankohej se kishte pasur një shkelje të neneve 6/ 1 dhe 13 të Konventës, për moszbatimin e vendimit të formës së prerë të gjykatës, dhënë në favorin e saj, në të cilin urdhërohej pagesa e dëmeve si rezultat i pushimit të saj të padrejtë nga puna. Më 22 shtator dhe 3 nëntor 2016, Gjykata mori deklarata për zgjidhje miqësore të firmosura nga palët, sipas së cilave ankuesja ishte dakord të hiqte dorë nga kërkesa të tjera kundër Shqipërisë në lidhje me faktet që çuan në këtë ankim kundër Shqipërisë kundër një mase të marrë nga Qeveria për t’i paguar asaj EUR 10,400 (dhjetë mijë e katërqind euro) për të mbuluar çdo dëmin e krijuar.

Por së fundmi janë shtuar rastet kundër shtetit shqiptare ku kërkohet penalizim për zvarritjen e proceseve të gjykimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: