Home / Arte / Libri / Shuhet në moshën 67-vjeçare liriku i shqipes, Qazim Shemaj

Shuhet në moshën 67-vjeçare liriku i shqipes, Qazim Shemaj

Qazim Shemaj, i njohur për vargjet e tij lirike, por dhe për lidhjen e ngushtë me letërsinë ruse, prej së cilës ka sjellë në shqip vargje të poetëve të mrekullueshëm të kësaj kulture, është ndarë nga jeta në moshën 67-të vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Ikja e tij është një humbje për letrat shqipe, të cilat humbën një prej dashnorëve të fundit jo vetëm të përkthimit por edhe poezisë.

Shemaj i përket asaj plejade shkrimtarësh që karrierën e tyre e ngritën para viteve 90-të, duke u përballur përmes krijmtarisë me soc-realizmin. Emri I tij figuron në një pjesë të rëndësishme të prodhimit letrar pas viteve 80-të, duke qënë një zë I njohur jo vetëm I poezisë por edhe I kritikës letrare. Ai lindi më 5 mars 1950 në fshatin Qesarak të Tepelenës. Shemaj u diplomua në Universitetin e Gjirokastrës në degën e Gjuhë Letërsisë. Ai gjithashtu mori më pas një diplomë pasuniversitare në degën e Kritikës letrare në këtë Universitet. Ai punoi si mësues fillimisht në shkollë e më pas si zëvendës lector në Universitetin Eqrem Cabej.

Që nga viti 1986 ai ka qënë redaktor I Revistës Hosteni dhe I gazetës Drita. Shemaj është themelues dhe redaktor i revistës letrare Mjelma dhe Kacamici, të dyja revista për fëmijë. Ai ka krijuar dhe një revistë letrare AG si dhe është autor I disa librave. Ai është autor I disa përmbledhjeve me lirika. Për krijmtarinë e tij janë shprehur autorë si Dritëro Agolli, Sadik Bejko, Perikli Jorgoni, Bedri Dedja, Nasho Jorgaqi, etj.

Dy vjet më parë më 17 nëntor 2015, me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Rusi”, Rusia do ta nderonte me Medaljen e Artë që mban emrin e Pushkinit me motivacionin “Për besnikëri ndaj fjalës dhe punës” për meritat e tij në popullarizimin e literaturës ruse në Shqipëri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.