Home / Parlamentare / Listat e kandidatëve në KQZ, Bylykbashi: Ka skaduar afati

Listat e kandidatëve në KQZ, Bylykbashi: Ka skaduar afati

Për Partinë Demokratike afati i regjistrimit të listës së kandidatëve në KQZ ka skaduar mesnatën e kaluar, dhe çdo regjistrim sot do të jetë i paligjshëm.

Oerd Bylykbashi dha këtë prononcim për mediat: “Është data 29 në ora 00.00 sot në mëngjes e për rrjedhojë çdo regjistrim që do të bëhej gjatë ditës së sotme do të ishte i paligjshëm pasi do të duhej të bëhej përpara 49 ditësh e disa orësh. KQZ nuk ka asnjë mundësi ligjore më të regjistrojë lista, nëse e bën është duke shkelur ligjin. KQZ dhe askush tjetër nuk ka asnjë mundësi ligjore për të ndryshuar kodin zgjedhor. Dhe nëse e bën do jetë haptazi jo vetëm një paligjshmëri, po në një veprim të ënjëanshëm politik partizan. E theksoj nga dita e sotme askush nuk regjistron dot më lista dhe nga mbrëmë në mesnatë ka përfunduar ligjërisht përveçse politikisht dhe kjo farsë që u quajtën zgjedhjet e dekretuara më 18 qershor. Prakitkisht dhe ligjërisht ka rënë dhe dekreti i presidentit. E vetmja mënyrë që shqiptarët nga sot e tutje të votojnë të lirë, në zgjedhje të lira e të ndershme është një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike që do i mundësojë ata në një moment tjetër të votojnë në kushtet e tjera dhe jo në këto që imponon kjo maxhorancë”, tha Oerd Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.