Rajoni

BQE-ja asiston Bankën Qendrore të Malit të ZI, si kandidat potencial në BE

ee426-466x350Banka Qendrore Evropiane (BQE) filloi sot një bashkëpunim me Bankën Qendrore të Malit të Zi për të ndihmuar këtë institucion të vendoset në standartet evropiane, kusht paraprak për një kandidaturë të mundshme të vendit për të hyrë në BE.

“Ky program synon të ndihmojë Bankën Qendrore të Malit të Zi në përgatitjen e saj për integrimin e sistemit evropian të bankave qendrore, pasi vendi të jetë zgjedhur për aderim në BE”, njoftoi BQE-ja në një komunikatë.

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi, të financuar deri në 300 mijë euro nga Brukseli, BQE-ja do të paraqesë ekspertizën e saj për shtatë muajt e ardhshëm për të identifikuar ndihmat kryseore që i duhen dhënë bankës malazeze për të arritur standartet e bankave qendrore evropiane të BE-së”, theksohet në këtë komunikatë.

“Ky veprim hyn në kuadrin e një strategjie të gjerë kundrejt kandidatëve në Ballkanin perëndimor dhe të vendeve potencialë për kandidat për aderim”, thuhet nga isntitucioni monetar evropian.

Presidenti i sapozgjedhur i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, kishte theksuar në mes të muajit korrik se asnjë vend tjetër nuk do t’i bashkohet Bashkimit Evropian gjatë pesë viteve të mandatit të tij, ndonëse përfundimisht rruga do t’i hapet vendeve të Ballkanit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button