roze

Një biletë 12 mijë dollarë, por rezultoi një kaos

Një festival i mrekullueshëm muzikor, biletat e të cilit kushtonin 12.000 dollarë, i mbështetur nga Bella Hadid dhe Kendall Jenner është cilësuar si një tmerr i vërtet nga të pranishmit, ku disa madje e kanë quajtur një film horror.

“Fyre Festival”, i organizuar gjithashtu nga Ja Rule, është reklamuar se do të sillte dy fundjava të mrekullueshme, me muzikë të mirë, ushqim, luks dhe gjithçka tjetër në një ishull privat në Bahamas.

Kjo eksperiencë është bërë vërtetë e paharrueshme por për arsye krejtësisht ndryshe nga ato që priteshin. Shumë të pranishëm janë ankuar se akomodimi luksoz përfshinte disa tenda gjysmë të ndërtuara, fluturime të anuluara, cilësia e ushqimit shumë e dobët si edhe mungesë truprojash apo organizimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button