Politika

Rama takon homologun Li Keqiang, Kina projekton autostradën Shqipëri-Maqedoni

rama-kineziKryeministri i vendit, Edi Rama, ka pasur një ditë të ngjeshur me takime të rëndësishme gjatë vizitës së tij zyrtare në Kinë. Ai është takuar sot me homologun kinez, Li Keqiang, ku kanë diskutuar planin për ndërtimin e një autostrade Shqipëri-Maqedoni.

Duke përshëndetur miqësinë tradicionale me Shqipërinë, Li tha se të dy vendet duhet të shfrytëzojnë 65 vjetorin e marrëdhënieve të tyre diplomatike, si një mundësi për përmirësimin e shkëmbimeve të nivelit të lartë dhe për të promovuar bashkëpunimin praktik në të gjitha fushat.

Kryeministri kinez, ka cituar një sërë faktorësh ku Kina dhe Shqipëria mund të bashkëpunojnë, si në ekonomi, investime në energji, bujqësi deri dhe në infrastrukturë.

“Kina dhe Shqipëria do të punojnë për të bërë përparime në projekte të mëdha, në mënyrë të veçantë duke nxitur ndërtimin e autostradës që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë”, – ka deklaruar kryeministri i Kinës.

Nga ana tjetër, Rama ka pranuar se është gati t’i mirëpresë investitorët kinezë, duke u krijuar kushte lehtësimi dhe favorizimi pune.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button