Opinion

“Ky është shekulli i Amerikës. Pse të burgosemi në një Europë burokratike?”

Nga Margaret Thatcher

Shkëputur nga fjalimi i Margaret Thatcherit në Institutin Hoover, në 19 korrik 2000

Por shqetësimi im kryesor është për Britaninë. Për shumë vite, vendi im përqafonte një qasje atlantiste, më shumë sesa një qasje kontinentale evropiane ndaj sigurisë. Por në vitin 1998 në St. Malo, qeveria e sotme britanike, firmosi për herë të parë propozimin francez, për një të ashtuquajtur “aftësi ushtarake autonome” të Bashkimit Europian.

Nëse ndjekim përfundimin e tij logjik, mbështetja entuziaste e qeverisë britanike për integrimin evropian të mbrojtjes, së bashku me angazhimin e saj ndaj anëtarësimit të Britanisë në monedhën evropiane në një kohë të caktuar, në mënyrë të pashmangshme do të çojë në dobësimin e lidhjeve të vjetra mes Britanisë dhe Amerikës. Dhe kjo do të ishte një tragjedi për të gjithë të interesuarit.

Britania ka treguar në mënyrë të përsëritur, se është aleati më i afërt i Amerikës në kohë krizash. Marrëdhënia jonë, natyrisht, bazohet në historinë, vlerat, institucionet dhe gjuhën e përbashkët. Por ajo gjithashtu është përforcuar nga interesa strategjike. Nëse Britania tërhiqet shumë më tepër në planet e Evropës për të krijuar një supershtet, orientimi i saj Atlantist do të humbasë, ndoshta në mëyrë të pariparueshme.

Gjatë shumë viteve, SHBA-ja e ka nxitur Britaninë më afër Evropës, duke imagjinuar se ne do të kishim më shumë ndikim në kontinent, sesa kontinenti do të kish mbi ne. Kjo politikë ka dështuar, siç e kuptojnë shumë amerikanë.

Integrimi i Britanisë brenda një supershteti evropian është i papranueshëm për mua, sepse do të thotë humbje e lirisë, pavarësisë dhe në fund, e identitetit tonë. Por kjo do të përfaqësonte gjithashtu një refuzim me paramendim për të rrokur mundësitë e ofruara për ne. Në këtë shekull të njëzetë e një, fuqia dominuese është Amerika; Gjuha globale është anglishtja; Modeli i përhapur ekonomik është kapitalizmi anglo-sakson – prandaj, pse të burgosemi në një Evropë burokratike? Dhe pse ta çbilancojmë NATO-n, kur aleanca ka kaq shumë sfida të reja për të përballur?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button