Ekonomia

Kostot, ulet indeksi i çmimeve të prodhimit

Prodhuesit fason, tekstilet dhe këpucët prodhuan me më pak shpenzime

Përkufizim – Kostot paraqesin shprehjen monetare të sasisë së punës së gjallë, mjeteve të punës dhe të objektit të punës të nevojshme për prodhimin e të mirave materiale

Nga Zamir Alushi

Fason Shqiperi (1)Nocioni kosto është nocion i afërt me secilin dhe e përdorim sa herë që diskutojmë për blerje të diçkaje. Kurse për prodhuesit, ajo ka kuptimin e vlerës së asaj që prodhon. E thënë ndryshe, kosto është shprehje e vlerës së harxhimit të të të mirave ekonomike, respektivisht të faktorëve prodhues, me qëllim të prodhimit dhe shitjes së efekteve të ndërmarrjes dhe të realizimit të fitimit sipas kësaj baze. Këtë vit, kompanitë që punojnë për eksportin kanë përfituar kosto më të ulëta të prodhimit, që kanë përmirësuar situatën e tyre financiare. Sipas INSTAT-it, në tremujorin e dytë të vitit 2014, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 101,1% kundrejt vitit 2010 (viti 2010 = 100). Ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është – 0,7%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013, çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas kanë shënuar ulje me 0,5%, ndërsa çmimet e prodhimit me destinacion eksportin kanë shënuar ulje me 0,6%. Në tremujorin e dytë 2014, ndryshimi tremujor i indeksit është -0,1%. Çmimet e Prodhimit në degën “Industria Nxjerrëse” shënuan ulje me 2,1%. Vlen të përmendet ulja e çmimeve të prodhimit në aktivitetin “Nxjerrja e mineraleve metalore” me 2,4%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën “Industri Përpunuese” shënoi rritje me 0,6%. Brenda saj mund të përmendet rritja e çmimeve të produkteve në aktivitetet: “Përpunimi i tekstileve” me 3,9%, “Metalurgjia” me 4,1%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 100,1%, duke shënuar një ulje me 0,5% krahasuar me tremujorin e parë 2014 (viti 2010 = 100). Vlen të përmendet ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 2,3%, “Nxjerrja e mineraleve metalore” me 2,6%. Ndërsa çmimet e prodhimit në aktivitetet: “Përpunimi i tekstileve”, “Prodhimi i mobilieve” kanë shënuar rritje respektivisht me 0,2% dhe 0,7%. Indeksi i Çmimeve të Eksportit arriti 102,7% duke shënuar një rritje me 0,9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar rritje në degën “Industria përpunuese” me 1,1%. Brenda saj mund të përmendet rritje e çmimeve të produkteve në aktivitetin “Përpunimi i tekstileve” me 4,8%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button