MaqedoniaRajoni

Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” vazhdon protestat kundër Talat Xhaferit

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, e cila më 27 prill u fut me dhunë në ndërtesën e Kuvendit të Maqedonisë, nga dita e sotme filloi me protestat e saj, siç thonë organizatorët, “kundër zgjedhjes jolegjitime të Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit dhe për të mbrojtur karakterin unitar dhe sovranitetin e Maqedonisë”.

Protestuesit u tubuan para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë për të vazhduar më tej drejt ndërtesës së Kuvendit, e cila ishte e rrethuar nga forca të mëdha policore. Ata u shpërndanë në mënyrë paqësore pas disa adresimeve të organizatorëve para Kuvendit të Maqedonisë.

Sipas tyre, shumica parlamentare, e cila në një situatë kaotike zgjodhi Talat Xhaferin për kryetar të ri të Kuvendit, shkeli Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe nuk do të pranojnë Xhaferin për kryeparlamentar të Maqedonisë. Organizatorët e protestës apeluan që liderët politik të heqin dorë nga e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës”, e cila sipas tyre dëmton karakterin unitar dhe sovranitetin e Maqedonisë.

Protestuesit theksuan se ndërkombëtarët nuk ia duan të mirën Maqedonisë dhe përmes liderit të LSDM-së tentojnë të shkatërrojnë atë. Ata porositën se, siç thonë, “populli do të vazhdojë të mbrojë Maqedoninë dhe nuk do të lejojnë që kushdo qoftë në mënyrë joligjore të luaj me shtetin e Maqedonisë”.

Kujtojmë se mbrëmjen e 27 prillit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” që ishin tubuar para ndërtesës së Kuvendit u futën me dhunë brenda ndërtesës. Si pasojë e dhunës së protestuesve që kishin cak deputetët, mbetën të plagosur rreth 100 persona, duke përfshirë deputetë, punonjë të policisë dhe përfaqësues të medias.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button