Home / Bota / “Pas samitit të NATO-s do të zhvillohet samiti Turqi-BE”

“Pas samitit të NATO-s do të zhvillohet samiti Turqi-BE”

Pas samitit në Bruksel do të organizohet edhe një tjetër samit, ai Turqi-BE, dhe për përcaktimin e këtij samiti zyrtarë të BE-së do të zhvillojnë një vizitë pune në Ankara.

Ministri turk i Punëve të Jashtme,Mevlüt Çavuşoğlu, ka thënë se gjatë takimeve me zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) gjatë samitit të NATO-s, i cili do të zhvillohet në datat 24-25 maj, do të përcaktohet edhe zhvillimi i samitit Turqi-BE.

Deklarata e kryediplomatit turk ka ardhur gjatë pjesëmarrjes në kanalin televiziv, A Haber. Ai ka thënë se liderët evropianë kanë kërkuar takime me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë samitit të NATO-s.

Ndërsa duke vënë në dukje se pas samitit në Bruksel do të organizohet edhe një tjetër samit, ai Turqi-BE, Çavuşoğlu ka theksuar se për përcaktimin e këtij samiti zyrtarë të BE-së do të zhvillojnë një vizitë pune në Ankara.

“Në samitin e NATO-s që do të zhvillohet në datat 24-25, do të marrin pjesë edhe liderë të BE-së. Këtu do të ketë takime bilaterale. Ndërsa më pas do të kemi një samit të madh. Ndërsa planifikimi i samitit Turqi-BE, do të bëhet pas samitit të NATO-s”, ka thënë Çavuşoğlu.

Ndërsa lidhur me një pyetje se nëse është ose jo e drejtë të pritet një samit ndërkohë që në Gjermani ka zgjedhje në muajin shtator, Çavuşoğlu ka thënë se samite të tilla nuk duhet të jenë të kufizuara me zgjedhjet të një vendi të caktuar.

Ndërsa duke vënë në dukje se BE-ja duhet të mësojë se si duhet të sillet ndaj Turqisë, Çavuşoğlu në vijim të fjalës së tij ka shtuar: “E kuptuan që gabuan. Disa ministra të Punëve të Jashtme e pranuan gjatë takimeve në Maltë ku thanë ‘gabimi është i joni. Çfarë mund të bëjmë për ta rregulluar'”.

Çavuşoğlu ka thënë se Turqia nuk ka ndonjë problem me BE-në dhe më pas ka shtuar: “Përse të bëhemi armiq pa patur asnjë arsye? Ndërkohë që kemi dhe vlera të përbashkëta. Këto vlera janë dhe tonat. Demokracia, të drejtat e njeriut dhe liritë nuk janë monopol i askujt. Problemi i vetëm është në pikëpamjen e BE-së”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: