Home / Politika / Totozani-KQZ-së: Transparencë për burimin e financimit të partive në zgjedhje

Totozani-KQZ-së: Transparencë për burimin e financimit të partive në zgjedhje

Avokati i Popullit Igli Totozani i kërkon KQZ-së që të bëjë publike transparent procesin e burimit të financimit të partive politike në zgjedhje.

Ai ka hartuar një paketë të plotë rekomandimesh mbi procesin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në vend.

“Në opinionin e Institucionit tonë, po ashtu dhe të një sërë aktorëve ndërkombëtarë dhe vendas, kontrolli dhe transparenca e financave të partive politike, do t’i jepte fund disa fenomeneve shumë të kritikuara në tërë proceset zgjedhore, si blerja dhe drejtimi i votës, fushatat zgjedhore shumë të kushtueshme, rastet e konfliktit të interesit dhe tendencat abuzive të donatorëve partiakë për përfitime prej fondeve publike, përdorimi i fondeve publike, etj”, thuhet në letrën e Totozanit.

KQZ është organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive dhe fushatave zgjedhore, ka të drejtën gjithashtu në bazë të ligjit të vendosë sanksione kur konstaton shkelje të ligjit dhe përcakton masën e fondit publik që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: