Ekonomia

Tatimet, ja dy shoqëritë e autorizuara për mirëmbajtjen e kasave fiskale CKV NOKI Albania

Ministria e Financave ka përcaktuar tashmë se cilat do të jenë dy shoqëritë e autorizuara që ofrojnë mirëmbajtje të pajisjeve fiskale CKV NOKI Albania Shpk. Drejtoria e Përgjitshme e tatimeve bëri me dije se
shoqëritë e autorizuara që kanë shprehur interesin dhe gatishmërinë për të ofruar shërbimin e transmetimit dhe kontratat e mirëmbajtjes së paisjeve fiskale të tregtuara nga “CKV NOKI Albania Shpk” janë:

  1. Shoqëria e Autorizuar “AED Shpk”
  2. Shoqëria e Autorizuar “DAISY & ETM”

“Në mbështetje të pikës 11 të VKM-së, Nr.781, datë 14.11.2007, e ndryshuar “Për karakteristikat teknike e funksionale të pajisjeve fiskale…”, tatimpaguesit të cilët kanë në përdorim pajisje fiskale të tregtuara nga shoqëria “CKV-NOKI Albania Shpk”, duhet të marrin masat për të lidhur kontratë me persona të tjerë, të autorizuar për mirëmbajtje. Heqja e autorizimit “shoqëri e autorizuar” shoqërisë “CKV-NOKI Albania Shpk” u vendos me Urdhrin e Ministrit të Financave Nr. 29, datë 29.03.2017″ , thuhet në njoftimin zyrtar të Tatimeve.

Në fillim të muajit prill financat i hoqën autorizimin një prej 5 shoqërive të kasave fiskale “CKV-NOKI Albania” sh.p.k. Si rrjedhim tatimpaguesi, i cili ka kontratë mirëmbajtjeje të pajisjes fiskale me një shoqëri të autorizuar për mirëmbajtje, së cilës i është hequr autorizimi, është i detyruar të lidhë kontratë me persona të tjerë, të autorizuar për mirëmbajtje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button