Rajoni

Athina përforcon ligjet kundër racizmit

ee438Masat për ndëshkimin e racizmit, antisemitizmit dhe nxitjes për urrejtje do të përforcohen në Greqi, pas miratimit të një ligji dje në mbrëmje, në një vend ku partia me inspirim neonazist, Agimi i Artë, ka arritur një mbështejte të konsiderueshme.

Ligji i ri parashikon dënime që fillojnë nga tre vite burg, në vend të dy që ishte më parë, dhe gjoba që arrijnë deri në 20 mijë euro, për nxitje të diskriminimit ndaj urrejtjes dhe dhunës mbi çështjet e recës, fesë, handikapit apo orientimeve seksuale.

Një dëmin ekuivalent do të dënojë edhe mohimin apo bërjen apologji mbi Holokaustin, gjenocide apo krime ndaj njerëzimit.

Ky projekt ligj ishte tërhequr vitin e kalaur pasi partia kryesore e kolaicionit, Demokracia e Re (e djathtë) kishte sugjeruar heqjen e sanksioneve për priftrinjtë dhe ushtarakët.

U desh më shumë se një vit debat për të reformuar legjislacionin e vjetër që daton në vitin 1979, si dhe kërkesa të vazhdueshme nga Komisioni Evropian dhe nga Kongresi Botëror i Hebrenjve.

Shumë anëtarë të rëndësishmë të kishës ortodokse kanë shprehur kritika me frymë antisemite apo ku goditen homoseksualët, ndërkohë që kanë qarkulluar video me ushtarakë që këndojnë slogane antishqiptare dhe antiturke.

Preformanca e mirë e arritur nga Agimi i Artë në zgjedhjet e fundit lokale dhe evropiane në muajin maj ishte nxitja për t’u rikthyer tek ky tekst i lënë pezull.

Ndonëse 16 deputetët dhe dy ish-deputetë të kësaj partie janë në hetim, ku shumica ndodhen në paraburgim, për çështjen e vrasjes së një këngëtari antifashist vitin e kaluar në Athinë, Agimi i Artë vazhdon gjithnjë të qëndrojë në vend të tretë të sondazheve, mbas Demokracisë së Re dhe Syriza-s, partia e së majtës radikale.

Agimi i Artë arriti të grumbullojë 16 për qind të votave nën kandidatin e saj për kryetar bashkie të Athinës, dhe arriti të ketë tre deputetë evropianë në 21 kandidatë.

Lideri i partisë, Nikos Michaloliakos, ka mohuar publikisht ekzistencën e dhomave të gazit dhe të krematoriumeve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka cilësuar Adolf Hitler si personazh historik madhor të shekullit të XX.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button