Home / Politika / Protesta e PD, zyrtari i lartë hungarez: S’e duam Shqipërinë narko-shtet

Protesta e PD, zyrtari i lartë hungarez: S’e duam Shqipërinë narko-shtet

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin e Hungarisë, Zsolt Nemeth, ishte sot në Sheshin e lirisë ku shprehu mbështetjen për protestën 76 ditore për zgjedhje të lira e të ndershme.

Nemeth u shpreh se Hungaria dhe Europa nuk do të dëshironin një narko-shtet, sic është kthyer Shqipëria. Ai tha se zgjedhjet e lira e të ndershme janë të lidhura me të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Unë ju sjell sot këtu mesazhin e popullit hungarez, mesazhin e kryeministrit hungarez, Viktor Orban dhe të qeverisë hungareze dhe dua t’ju them që sot jam me ju, sot jemi me ju të dashur shqiptarë. Ju keni miq në Europë, nuk jeni të vetëm në këtë përpjekje. Dua t’ju uroj për qëndresën tuaj 76 ditore. Kjo vërteton më së miri se ju keni arritur në agimin e ri, Shqipëria ka arritur në një ditë të re.

Dhe është e njëjta luftë, që ne e kemi pasur të përbashkët. Ne kemi luftuar kundër turqve me Skënderbeun, me Janosh Huniadin, heroin tonë kombëtar në Hungari dhe ashtu siç kemi luftuar komunizmin, me Viktor Orban dhe Sali Berishën. Nuk ka qenë një luftë e thjeshtë por fitorja ka qenë e jashtëzakonshme.

Por ta fillojmë nga e para, çfarë është më e keqja në komunizëm? Çfarë e pason komunizmin?

Lufta juaj sot është me postkomunizmin. Korrupsioni i ndërkombëtarëve është sot e keqja më e madhe e postkomunizmit. Ndërhyrja e të huajve është një lloj korrupsioni politik në Europën Lindore.

Ne nuk duam të shohim në Europë një narko-shtet. Ne do të qëndrojmë dhe do t’ju mbështesim në luftën tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jam i bindur se do ta fitoni këtë betejë sepse e shkuara e jonë është e përbashkët, por edhe e ardhmja jonë është e përbashkët, në BE. Ne kemi një të ardhme europiane të përbashkët. Unë uroj që Zoti të bekojë Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, deklaroi Zsolt Nemeth.

Leave a Reply

%d bloggers like this: