Te ndryshme

Njerëz që janë bërë të famshëm për shkak të formave trupore

Ndonjëherë jeta është e ashpër me ju. Doni të bëheni të famshëm dhe përpiqeni  shumë që të arrini më të mirën në fushën që keni përzgjedhur. Por ka edhe nga ata njerëz që janë bërë të tillë pa u lodhur shumë, por thjeshtë për shkak të formave trupore. Është vërtetë e mjerueshme se si po bëhen gjërat në këtë botë. Pas shumë vite studimesh  dhe  orëve të gjata që keni harxhuar në punë për të arritur perfeksionin, njerëzit zgjedhin thjeshtë pamjen e jo aftësinë tuaj. Disa prej njerëzve janë bërë të famshëm dhe kanë fituar miliona euro për shkak të pamjes dhe jo aftësisë që kanë. Në po ju prezantojmë me disa njerëz që janë të famshëm vetëm për shkak të formave trupore.

Buzët e Kylie Jenner

Ky personalitet televiziv ( por që nuk bën asnjë lloj pune), pretendon se nuk ka bërë kurrë injeksion tek buzët e saj. Khloe Kardashian pretendon se ajo i ka bërë. Por çfarë rëndësie ka kjo. Kylie Jenner është një e famshme vetëm për shkak të buzëve. Nuk është lodhur fare që të arrijë deri këtu.

Vetullat e Cara Delevigne

Modelja njihet më shumë për shkak të formës së vetullave. Ajo është shumë e suksesshme në karrierën e saj.

Buzëqeshja e Julia Robert

Buzëqeshja e saj bën që askush të mos e harrojë këtë yll  Hollivudi. Ajo i shkrin akujt vetëm me buzëqeshje.

Të pasmet e Kim Kardashian

Ky personalitet televiziv ( deri më tani nuk ka asnjë lloj pune të vërtetë), është e famshme për të pasmet e saj gjigande. Ndonëse i ka bërë ato me silikon, njerëzit sërish mahniten prej formave të Kim Kardashian.

Flokët  e Jared Leto

Ky djalë ka pasur çdo lloj modeli flokësh dhe është  shumë i famshëm për këtë arsye. Gjithsesi Jared Leto është edhe aktor, muzikant, kompozitor, producent, filantrop, fotograf, e të tjerë.

Nishani i Cindy Crawford

Nishani në fytyrë i jep mjaft hijeshi Cindy Crawford. Emri i saj është lakuar shpesh në media për shkak të nishanit, duke e bërë atë një njeri unik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button