PolitikaPresidenciale

Erdogan uron Metën dhe e fton për vizitë zyrtare

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Shqipërisë.

Urimi është marrë nga Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë përmes një bisede telefonike që është zhvilluar mes të dyve.

“Ju falenderoj për kontributin tuaj si kryetar Kuvendi në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, është shprehur në telefonatën e tij Presidenti turk, që më pas ka ftuar Metën në një vizitë zyrtare në Turqi.

Nga ana e tij, Ilir Meta ka shprehur besimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Rajoni përballet me sfida të mëdha stabiliteti e sigurie që kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim. Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për gjithë rajonin. Të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionale e vëllazërore midis dy vendeve. Forcimi marrëdhënieve tona do t’i shërbejë sigurisë rajonale e luftës kundër terrorizmit”, është shprehur Presidenti i zgjedhur shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button