Home / Rajoni / Maqedonia / Mogherini mbështet kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi

Mogherini mbështet kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka pritur dje në Bruksel kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin.

Në komunikatën e lëshuar pas takimit thuhet se Mogherini ka mirëpritur zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, duke theksuar se ky është një rol që duhet të jetë mbi partitë dhe politikat ndëretnike, një kryetar Kuvendi që duhet të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në Maqedoni.

“BE është e gatshme të punojë me të, me Kuvendin dhe gjithë institucionet e tjera për të avancuar reformat urgjente dhe implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës. BE pret që të gjitha partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin politik, përfshirë formimin e Qeverisë”, citohet në komunikatën e Mogherini.

Leave a Reply

%d bloggers like this: