Home / Sporti / Basketbolli i femrave, Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë

Basketbolli i femrave, Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë

Basketbolli i femrave zyrtarizoi trofeun më të rëndësishëm sezonal, me vajzat e skuadrës së Flamurtarit që triumfuan në ndeshjen e katërt të “play off”-eve ndaj Tiranës, duke fituar kështu titullin.
Sportistet e ekipit bregdetar, të drejtuara nga trajneri Viron Toska, ngritën lart kupën e shumëlakmuar pasi në parket iu imponuan 60-52 kryeqytetasve, duke merituar kështu titullin e 21-të në histori.
Ekipi vlonjat kishte fituar dy takimet e para ndaj Tiranës, ndërsa humbi ndeshjen e tretë që kishte rihapur llogaritë e serisë finale. Në përballjen e katërt mes Flamurtarit dhe Tiranës, vajzat nga bregdeti treguan këmbëngulje dhe grintë me koshat e saktë, që finalizuan avantazhin prej 12 pikësh.
Këtë sezon, Flamurtari ka fituar edhe Superkupën dhe Kupën e Shqipërisë, ndërsa me fitoren e kampionatit plotëson “tripletën”, duke vendosur kështu hegjemoninë në basketbollin për femra.

Leave a Reply

%d bloggers like this: