Kronika

Homazhe për dëshmorët

Krerët më të lartë të shtetit kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Në ceremoninë e zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit ishin të pranishëm Presidenti i venditm, Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama si dhe zyrtarë të tjerë.

Nuk kanë munguar në homazhe edhe veteranët e luftës, të cilët kanë kujtuar edhe një herë shokët e tyre, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të ndryshëm.

Ceremoni të ngjashme po zhvillohen sot në të gjithë vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button