Home / Politika / Dita e Dëshmorëve, Nishani, Rama e Meta bashkë në homazhe. Mungon opozita

Dita e Dëshmorëve, Nishani, Rama e Meta bashkë në homazhe. Mungon opozita

Krerët e shtetit, presidenti Nishani, kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Meta si dhe ministra e deputetë, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të dëshmorëve të atdheut në memorialin “Nënë Shqipëri” me rastin e ditës së 5 majit.

Zyrtarë të politikës vendosën kurora me lule në memorialin Nënë Shqipëri.

Ka rënë në sy mungesa e opozitës, e cila çdo vit organizon një ceremoni të veçantë zyrtare, duke kryer homazhe në nder të të rënëve në luftën anti-fashiste.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Ceremonia u dha edhe tek (ERTV/ EDI Rama Televizon) në facebook, me mesazhin:”Përkulemi me nderim për ata që për atdhe jetën dhanë”, shkruan Rama ne Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.