Home / Politika / Basha: Republika e vjetër rrëzohet me 7 maj në Kavajë

Basha: Republika e vjetër rrëzohet me 7 maj në Kavajë

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha në ditën e 77 të protestës, nga çadra e protestës në bulevard deklaroi se Republika e vjetër do të rrëzohet në 7 maj në Kavajë, ditë kur mbahen zgjedhjet e pjesshme për të vendosur për kryebashkiakun.

Ai tha se bashkimi i qytetarëve është për të mos ulur kokën para krimit dhe se falë këtij bashkimi zëri i qytetarëve dhe e vërteta e tyre e bashkuar, është sot e vetmja e vërtetë që njeh Europa, Amerika dhe mbarë bota.

“E gjithë bota e di, se zgjedhje të lira ku qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, pa asgjësuar problemin e krimit në pushtet dhe drogën nuk mund të ketë. Krimi dhe droga janë projekti i qeverisë dhe Kryeministrit fasadë. E gjithë bota dhe çdo shqiptar e di se zgjidhje mund të vijë vetëm duke marrë në dorë fatin e zgjedhjeve”, u shpreh Basha.

Ai shprehu mirënjohjen ndaj çdo qytetari apo faktori politik, që qëndruan bashkë, duke rrëzuar atë që e quajti fasadën e Republikës së vjetër. Kryedemokrati apeloi mbështetësit për pjesmarrje masive në protestën e të dielës.

“Ne do të marshojmë të bashkuar. Jemi gati dhe stacioni më i rëndësishëm, i pari në këtë betejë finale, është ditën e zgjedhjeve në kryeqytetin e lirisë dhe demokracisë, në Kavajë. Nga Kavaja do të përhapet lajmi i mirë kudo se fasada e republikës së vjetër është një tigër lebre.Nga Kavaja ditën e dielë le ta gëzojë çdo shqiptar dhe mik i huaj, dashamirës i republikës së re, me 7 maj republika e vjetër rrëzohet në Kavajë. Le të bashkohemi të dielën në bashkimin më të madh popullor në përballjen paqqësore por të vendosur që do shënojë simbolikisht rënien e republikës së vjetër. Nuk do lejojmë krimin, drogën, Rroshin dhe kaposhin të nëpërkëmbë Kavajën. Ne do të jemi të gjithë aty.

Leave a Reply

%d bloggers like this: