Home / Politika / Dështimi i negociatave, Lu takohet me Ramën në Kryeministri

Dështimi i negociatave, Lu takohet me Ramën në Kryeministri

Një ditë pas takimit të dytë brenda 48 orësh me kreun e opiztës Basha, kryeministri Rama është takuar sot me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu.

Takimi po zhvillohet në godinën e qeverisë dhe vjen pikërisht pas dështimit të nevgociatave mbrëmjen e djeshme mes Ramës dhe Bashës në Presidecë.

Edhe ditën e djeshme, Rama dhe Lu janë takuar dy herë, ku kanë diskutuar për krizën politike në vend.

Bisedimet mes kreut të qeverisë dhe atij demokrat kanë ngecur sërish, pasi palët nuk tërhiqen nga propozimet dhe kundër propozimet e tyre.

Rama i ka dhënë siguri Bashës që të monitorojë dhe kontrollojë asetet shtetërore në fushatë, por kryetari i opozitës ka këmbëngulur për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve me 6 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.