Kronika

Kryen vepra të turpshme me një të mitur, në pranga 64-vjeçari

Një person është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një vajzë të mitur. I dyshuari për ngjarjen është Xhevahir Lushnjari 64 vjeç, banues në Elbasan.

Ai akuzohet se gjatë ditës së djeshme, e enjte, ka bërë vepra të turpshme me një vajzë të mitur, po nga Elbasani.

Lushnjari dyshohet se ai i ka treguar të miturës, mosha e së cilës nuk bëhet me dije, organin e tij gjenital duke tentuar diçka më shumë.

Ka qenë vogëlushja ajo që u ka treguar çdo gjë prindërve pasi është larguar me vrap dhe së bashku janë drejtuar për në polici. Për shkak të moshës së mitur të vajzës rrethanat e mëtejshme të ngjarjes nuk bëhen me dije.

Pas denoncimit 64-vjeçari u arrestua nga policia i akuzuar për “Vepra të turpshme”, ndërkohë që ndaj tij materialet i’u referuan Prokurorisë së Elbasanit, për ndjekje të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button