Kronika

Rekrutimet në Siri, gjykata shpall fajtor terroristin e vdekur

Një vit pas vdekjes Almir Daci u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda duke u dënuar me 15 vjet burgim si terroristi që rekrutoi 20 shqiptarë në luftë dhe si nxitës i urrejtjes fetare.

Gjatë gjithë gjykimit të tij, që u zhvillua pas vdekjes, ish-imami u përfaqësua nga një avokat i caktuar nga shteti. Nën emrin Ebu Beliksa, 33-vjeçari u bë i njohur në videon kërcënuese për Ballkanin në vitin 2015.

Por për shërbimet inteligjente dhe antiterrorin, ai ndërkohe ishte nën përgjim, pasi nga Siria komunikonte me dy imamë të tjerë tashmë të dënuar, shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa.

Pavarësisht se të afërmit e mbrojtën Almir Dacin në gjykatë, ajo që e rëndoi ishte kallëzimi i një familjeje që humbi të birin në Siri. Ndonëse gjatë kësaj kohe ish-imami u raportua se ishte vrarë, kjo gjë nuk e pengoi Gjykatën e Krimeve të Rënda ta gjykonte atë edhe të vdekur.

Për shkak se ishte e pamundur të sigurohej çertifikata e vdekjes së tij, një dokument i rëndësishëm që do të sillte pushimin e gjykimit, atëherë për gjyqësorin Daci ishte një i pandehur si të gjithë të tjerët.

Pas dënimit të Almir Dacit, shanset janë të pakta që familja e tij ta ankimojë vendimin në Apel. Akuza është dakord me dënimin e shpallur pasi po kaq ishte edhe pretenca e kërkuar nga prokurorja e çështjes, Elisabeta Ymeri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button