Ekspozita

“Edhe Zotat Vdesin”

Ilir Kaso vjen me një ekspozitë personale në Galerinë FAB
“Edhe Zotat vdesin” quhet ekspozita personale e artistit Ilir Kaso që u hap sot në Galerinë FAB në Universitetin e Arteve për të qëndruar e hapur për publikun deri më 17 Maj.

Para një muaji, artisti Ilir Kaso hapi ekspozitën vetjake me temë: “Çfarë ke qenë duke bërë kur diktatori vdiq?”. Kjo ekspozitë u propozua si një projekt, në pjesën e parë të të cilit artisti parashtron titullin në formë pyetje. Ai kërkon të kujtojmë ditën kur diktatori vdiq. Ky ka qenë një kërkim mbi kujtesën shoqërore, e cila lidhet në mënyrë të pashmangshme me vdekjen e diktatorit.

Duke u nisur nga ky moment ai pyet njerëzit t’i tregojnë për ngjarjet e tyre ‘të vogla’ e si u ndërprenë ato. Sado të thjeshta qofshin, ato dëshmojnë vërtetësi. Përgjatë këtij rrugëtimi kupton se disa e kanë harruar këtë ditë. Dita kur diktatori vdes duhet të shkruhet me gërma të mëdha, që brezat të mos e harrojnë kurrë. Ndoshta disa besojnë rimishërimin e zotit në trupin e liderit të tyre.

Besojnë se është i pavdekshëm. Atyre që u ngelet të besojnë në zota të vdekshëm, do t’u duhet të gjejnë një zot tjetër.Ekspozita e radhës vjen si një përgjigje ndaj asaj pararendëse. Ajo vendos marrëdhënien midis figurës së diktatorit të projektuar si zot nëpërmjet ideologjive totalitare, që synuan transformimin e përhershëm të mendjes së individit, duke ofruar si model edukimi mbinjeriun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button