Kronika

Dalipaj u ekzekutua, gjykata kërkon certifikatën e vdekjes

Derisa prokuroria të dorëzojë certifikatën e vdekjes për ish-zyrtarin e policisë, Ervin Dalipaj, për gjykatën ai është i gjallë dhe për këtë shkak, procesi ndaj të ndjerit dhe të dyshuarit si bashkëpunëtor i tij, Denis Shtraza u shty.

Dalipaj u ekzekutua më 25 prill, pikërisht ditën e gjyqit kundër tij, teksa po udhëtonte së bashku me Juxhin Dautajn. Gjykata e kishte shtyrë procesin për këtë të premte në mënyrë që t’u jepte kohë autoriteteve të njoftonin të kërkuarin Ervin Dalipaj, se ndaj tij kishte nisur një proces penal që e akuzonte për rrëmbimin e Gazmend Çollakut.

Dy orë pas këtij vendimi, Dalipaj u qëllua me breshëri armësh teksa po dilte nga një servis automjetesh. Për atentatin e dyfishtë prokuroria po vijon hetimet pa patur ende një pistë të qartë që do t’i orientonte hetuesit në gjurmët e vrasësve.

Ajo që dinë hetuesit është se të dyja viktimat, edhe Juxhin Dautaj, edhe ish-zyrtari i policisë, Dalipaj kanë patur probleme me të kaluarën e tyre, njeri për akuzën e rrëmbimit me pasojë vdekjen e Çollakut dhe tjetri jo vetëm për vrasjen, por edhe për lidhje të dyshimta me narkotrafikun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button