Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedoni, vritet në atentat kreu i Bogovinës, Komunë me popullsi shqiptare

Maqedoni, vritet në atentat kreu i Bogovinës, Komunë me popullsi shqiptare

Kryetari i Komunës së Bogovinës në Maqedoni, Hazbi Idrizi është vrarë në një atentat me armë zjarri paraditen e sotme.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se Idrizi ka ndërruar jetë në spitalin e Tetovës pasi u qëllua me 6 plumba teksa ndodhej në një lokal të komunës. Komuna e Bogovinës është e populluar me shumicë nga shqiptarë.

Mësohet se vrasjen e kryetarit e ka kryer një ish-punonjës  i Komunës së Bogovinës, i cili më pas ka tentuar të vetëvritet. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: