Ekonomia

Gati rregullorja “Për Produktet Mjeksore Veterinare”

Takimi1Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave ka hartuar rregulloren “Për Produktet Mjeksore Veterinare” sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Kjo rregullore ka për qëllim të përcaktojë rregullat për prodhimin , tregtimin, përshkrimin, përdorimin, kontrollin e cilësisë, kontrollet e veprimtarive që lidhen me PMV-të e vendosura në treg në Republikën e Shqipërisë. Rregullorja i është prezantuar gjatë një takimi të zgjeruar edhe kompanive që tregëtojnë produkte mjeksore veterinare. Kjo rregullore e munguar dhe e kërkuar nga biznesi, vjen pas një periudhe kohe të gjatë. Zbatimi i rregullores do japi një impakt pozitiv në menaxhim, vlerësim, kontroll dhe vendim marrje.
Sipas ekspertëve të ministrisë së Buqjësisë, kjo rregullore është një garanci për mbrojtjen e shëndetit publik nga përdorimi i PMV-ve në kafshët ushqim prodhuese dhe mbetjeve të dëmshme të këtyre PMV-ve në produktet ushqimore me origjinë shtazore.
Autoritetit Kompentent dhe Laboratorit Shtetëror të Kontrollit Veterinar (LSHKV) kjo rregullore i mundëson vendimarrje të shpejtë të cilat zgjidhin situata të emergjencës apo të prespektivës dhe bëjnë të mundur që biznesi të zhvillohet më tej.
Regullorja Nr. 370, datë 29/07/2014 “Për Produktet MjeksoreVeterinare” (përafrim i direktivës 2001/82/CE të Këshillit dhe Parlamentit Europian të Datës 6 nëntor 2001 “Mbi Kodin Komunitar lidhur me Produktet Medicinale Veterinare”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button