Home / Bota / Papa Françesku: Më mirë ateist sesa katolik hipokrit

Papa Françesku: Më mirë ateist sesa katolik hipokrit

Papa Françesku ka bërë një tjetër deklaratë të fortë. Ati i Shenjtë u shpreh se është më mirë të jesh ateist sesa një katolik që bën jetë të dyfishtë dhe hipokrite.

Duke kritikuar sërish disa anëtarë të Kishës së tij Papa theksoi: “Është skandaloze të thuash një gjë dhe të bësh diçka tjetër. Kjo është një jetë e dyfishtë”.

Më tej Ati i Shenjtë shtoi: “Ka nga ata që thonë se unë jam katolik, gjithmonë shkoj në meshë, i përkas kësaj apo asaj shoqate”.

Ai tha se këta lloj njerëzish duhet të thonë: “Jeta ime nuk është e krishterë, nuk paguaj pagat e duhura për punonjësit, shfrytëzoj njerëzit, bëj biznese të pista, pastroj para. Unë ndjek një jetë të dyfishtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.