Home / Arte / Teater / Ema Andrea hap Turbinën Eros, emocion dhe tundim

Ema Andrea hap Turbinën Eros, emocion dhe tundim

Ema Andrea një nga kuratoret e Bienales së Artistëve të Rinj të Mesdheut “Mediterranea18”, ka hapur dyert e Turbinës për një performancë të jashtëzakonshme baleti. “Lulet e dimrit” një performancë, ku ndërthuret kërcimi me projeksionin.

Dy artistët Roberto Nuha dhe Rosella Pelliciotti performuan koreografinë e tyre nën kompozimin e Bledi Borakut dhe Mardit Lleshit. Të jesh çift apo të jesh vetëm. Një dilemë, që na shoqëron gjatë gjithë jetës është filozofia që shoqëron këtë kërcim. Kjo vepër pak kohë më parë pati premierën në Teatrin e Metropolit. “Ideja për një shfaqje të tillë nisi që nga dimri. Dimri si stinë fillimisht, e pastaj e parë edhe më gjerë, në marrëdhëniet njerëzore sheh se ka shumë dimër në to, është ftohtë, por herë -herë të alternuara edhe me ngrohtësinë e vetë ndjenjës.

Kjo dilemë na ka shqetësuar shpesh dhe kjo është një nga shtysat për të bërë një shfaqje të tillë”, do të shprehej Rosella Pelliciotti. Sipas kompozitorit Bledi Boraku, në këtë performancë baleti, balerinët e gjejnë veten herë bashkë, herë të ndarë, duke eksploruar nëpërmjet lëvizjes ndjesitë që kanë kur janë vetëm, apo në çift. “Ata alternojnë gjendje tensioni dhe gjendje paqeje ndërmjet tyre. Ata kanë dyshimin e vazhdueshëm nëse duan të vazhdojnë të jenë bashkë apo të ndajnë rrugët e tyre. Rrugëtimi i tyre është i shoqëruar nga projektimi i ëndrrave që kishin së bashku”, shprehet mes të tjerave kompozitori Boraku.

Leave a Reply

%d bloggers like this: