Bota

SHBA, gjeneralët kërkojnë trupa shtesë në Afganistan

Krerët e ushtrisë amerikane dhe Departamenti i Shtetit kanë rekomanduar dërgimin e të paktën 3 mijë trupave të tjera në Afganistan për të luftuar talebanët.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave në kuadër të propozimeve të tyre, krerët ushtarakë do të kërkojnë të marrin në dorë edhe autoritetin për të goditur liderët talebanë përmes sulmeve ajrore.

Presidenti Donald Trump nuk e ka aprovuar planin, bëjnë të ditur burime anonime të cituara nga mediat.

Një kërkesë tjetër pritet të jetë dërgimi i 3 deri në 5 mijë ushtarë të tjerë nga vendet anëtare të NATO-s. Aktualisht, në Afganistan ndodhen 13 mijë trupa të Aleancës, 8.400 prej të cilëve janë amerikanë.

Operacionet luftarake amerikane kundër talebanëve u mbyllën zyrtarisht në vitin 2014, por forcat speciale kanë vazhduar të ofrojnë mbështetje për trupat afgane.

Në shkurt, komandanti i trupave amerikane në Afganistan, gjenerali John Nicholson tha në një komision të Senatit se në vend kishte një mangësi prej disa mijëra njësish. Ai theksoi se duheshin më shumë trupa për të tejkaluar një situatë “ngërçi”.

Muajin e kaluar, talebanët njoftuan fillimin e “ofensivës së pranëverës”, një javë pasi vranë 135 ushtarë në një kompleks ushtarak.

Militantët kanë deklaruar se do të përdorin taktika ushtarake dhe politike dhe se shënjestrat kryesore të tyre do të jenë trupat e huaja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button