Bota

Rusia mban paradën e përvitshme ushtarake, Putin vlerëson rusët

Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar sakrificat e popullit sovietik gjatë Luftës II Botërore, në fjalimin e mbajtur përpara forcave të armatosura në Moskë.

“Asnjë forcë nuk do të mund të sundojë popullin tonë”, tha Putin, duke iu referuar rrënimit që sollën nazistët gjermanë gjatë luftës.

Bashkimi Sovietik humbi mbi 20 milionë banorë, më shumë se çdo vend tjetër. Unioni rreshti së ekzistuari në vitin 1991. Parada madhështore e përvitshme, që shënon Ditën e Fitores, për herë të parë këtë vit përfshiu edhe raketa të përshtatura për luftë në Arktik.

Rusia po ngre baza të reja në këtë zonë dhe mes armëve që parakaluan në Sheshin e Kuq ishin raketa për mbrojtjen ajrore “Pantsir-SA”, të kamufluara me ngjyrë të bardhë dhe gru.

Raketat balistike ndërkontinentale “Yars”, që mund të transportojnë koka bërthamore, u shfaqën gjithashtu në paradë, pas kalimit të bandës frymore dhe në prani të oficerëve të lartë dhe veteranëve me medalje.

“Për të luftuar terrorizmin, ekstremizmin dhe neo-nazizmin na duhet bashkëpunimi me komunitetet e gjithë botës”, tha Putin në fjalimin e tij të shkurtër.

Parada kryesore po mbahet në Moskë, por të tjera po mbahen në qytete të tjera në mbarë Rusinë, shumica e të cilëve u shkatërruan gjatë kasaphanës së viteve 1941-1945, që rusët e quajnë “Lufta e Madhe Patriotike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button