Home / Europa / Paris, rihapet stacioni i trenit Gare du Nord

Paris, rihapet stacioni i trenit Gare du Nord

Stacioni i trenit Gare du Nord në Paris është hapur sërish pas mbylljes së përkohshme për arsye sigurie.

Mbrëmjen e së hënës, platformat e tij u evakuuan dhe e gjithë zona u rrethua nga forca policore të armatosura rëndë.

Autoritetet nuk dhanë asnjë detaj mbi operacionin e zhvilluar në njërën prej nyjeve më të ngarkuara të transportit në të gjithë Europën, por mediat vendase shkruajnë se policia është në kërkim të tre personave të konsideruar si “të rrezikshëm”.

Gazeta “Le Parisien” pretendon se fokusi i operacionit ka qenë një tren nga Valenciennes, në veri të vendit.

Informacionin mbi rrezikshmërinë e lartë të të dyshuarve, forcave franceze të sigurisë ua kanë dhënë kolegët e një shteti tjetër.

Ata janë parë edhe në Bordeaux e Marseille, por pavarësisht përpjekjeve të policisë, deri tani kanë mundur t’i shpëtojnë arrestimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: