Home / Bota / Turqi, mbi 1.200 të arrestuar në një mega-operacion antidrogë

Turqi, mbi 1.200 të arrestuar në një mega-operacion antidrogë

Është 1.215 të arrestuar bilanci i numrit të personave të arrestuar në një mega-operacion antidrogë të zhvilluar në Turqi.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Ankarasë, duke saktësuar se ka sekuestruar edhe një sasi të madhe armësh, municionesh dhe lëndë narkotike.

Gjatë operacionit janë bërë bastisje të shumta në disa qytete, ku kanë marrë pjesë më shumë se 18 mijë agjentë policie dhe 118 qen antidrogë.

Është hera e parë që këto operacione bëhen njëkohësisht në të gjitha 81 provincat e Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.