Home / Bota / Liderë më të rinj në Evropë, së shpejti ndryshime në botë

Liderë më të rinj në Evropë, së shpejti ndryshime në botë

39 vjeçari, Emmanuel Macron sapo fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Francë, duke u bërë presidenti më i ri në historinë e Republikës së Francës.

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë liderë të rinj janë zgjedhur në vendet evropiane, të vogla apo të mëdha.

David Cameron erdhi në fuqi si kryeministri i Britanisë në moshën 44 vjeçare në vitin 2010, duke u bërë kryeministri më i ri pas Kontit të Liverpoolit, në vitin 1812.

Matteo Renzi, i datëlindjes 1975 u bë kryeministri i Italisë në moshën 39 vjeçare në vitin 2014, njëherësh kryeministri më i ri në historinë e këtij vendi.

Raste të tilla janë shfaqur më shumë në vende të vogla evropiane, si kryeministri i Çekisë Bohuslav Sobotka, i lindur në vitin 1971, kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel, i lindur në 1973, kryeministri i Maltës Joseph Muscat, lindur në 1974, kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras i lindur më 1974, kryeministri i Islandës Sigmundur David Gunnlaugsson, i datëlindjes 1975 dhe ai i Estonisë, Taavi Roivas.

Në vendet tradicionale evropiane si Britani, Francë e Itali, liderë të rinj kanë shënuar rekorde historike, përsa i përket moshës. Situata në Evropë është pasqyrim i botës sonë, që ndodhet në prag të ndryshimeve të mëdha.

Ndalemi te këto ndryshime.

Ndryshimi i parë, struktura tradicionale politike po ndryshon me shpejtësi.

Fitorja e Renzit dhe Macronit janë të papritura. Ata nuk u shquan gjatë zgjedhjes, por arritën të bëheshin befasisht krerë shteti. Ngritja e tyre në postin e lartë e ndryshoi strukturën ekzistuese politike, ndërsa tribuna politike evropiane po rigrupohet.

Ndryshimi i dytë, politikanët e vjetër nuk janë më në gjendje të luajnë.

Në Evropën perëndimore, që konsiderohet si Evropa e vjetër, u zgjodhën shumë liderë të rinj, që nuk kanë shumë përvojë politike, gjë që tregon gjendjen e veçantë në Evropën e tanishme, dobësinë ekonomike, dilemën për refugjatët, rritjen e populizmit dhe rrezikun e ndarjes. Këtë situate të vështirë, politikanët e vjetër, të përfshirë në skandale, nuk janë në gjendje t’a përballojnë. Qytetarët i mbajnë shpresat te të rinjtë, që të nxitin krijimin e një Evrope të re.

Ndryshimi i tretë, Evropa po margjinalizohet gjithnjë e më shumë.

Politikanët e rinj janë plotë gjallëri, por u mungon përvoja. David Cameroni, si pasojë e mungesës së përvojës, ndërmori me shpejtësi referendumin e shkëputjes së Britanisë nga BE-ja, por si pasojë ai u shkëput nga posti i kryeministrit. Renzi, të cilit gjithashtu i mungonte përvoja zhvilloi referendumin e Kushtetutës për reformimin rrënjësisht të vendit, por u refuzua prerazi nga italianët. Tani i erdhi radhi i Macronit, por nuk dihet sa kohë do të qendrojë ai në postin e presidentit.

Prapa liderëve evropianë gjithnjë e më të rinj është Evropa e margjinalizuar . Mbetet vetëm nëna Merkel, që me bështet Evropën pavarësisht vështirësive.

Ndryshimi i katërt, bota jonë u përket të rinjve herët a vonë.

Shumë vende evropiane sundohen nga brezi i të lindurve në vitet ’70-të, të shekullit të kaluar. Kjo frymë e të rinjve e Evropës do të përfshijë gjithë botën herët a vonë, pavarësisht nga gabimet e mundshme, veçanërisht përballë veteranëve, si Vladimir Putin, apo të vjetërve, si Donald Trump.

Leave a Reply

%d bloggers like this: