Sociale

Rama: Mu mbushën sytë me lot nga transformimi i sheshit “Skëndërbej”

Nga Durrësi, ku po mbahet Kongresi Elektoral i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka evidentuar transformimin e sheshit “Skëndërbej” në Tiranë si modelin më të mirë se sa shumë punë mund të bëhet kur ka vullnet dhe si treguesin më të mirë për të kuptuar se sa shumë humbet vendi nga luftërat dhe debatet politike. Ai ka rrëfyer edhe ndjesitë dhe emocionet që ai kishte përjetuar vet vetëm një natë më parë teksa kishte vizituar këtë shesh, i cili tashmë ka marrë formën e tij të plotë.

“Mbrëmë, pas mesnate shëtita cep më cep kantierit të sheshit Skënderbej dhe m’u mbushën sytë me lot. Sa kohë u desh për të ndërtuar sheshin amë, me të cilin identifikohen gjithë shqiptarët, sa shumë energji për luftëra të pamëshirshme politike, duke e penguar për vite e vite të tëra sheshin e Skëndërbeut që të rilindë sheshin e ri, dhe kush fitoi nga ato luftëra barbarie? Askush. Kush humbi? Gjithë shqiptarët!”, tha Rama në fjalën e tij.

Ai shtoi se puna e kryer e ka kthyer sheshin “Skënderbej” në një qendër të të gjithë shqiptarëve, si për sa i përket materialeve që janë përdorur për ndërtimin e tij, por edhe të vet simbolikës që ai mbart. “Për pak javë ai shesh do të jetë për të gjithë. Për pak javë hapet sheshi ‘Skënderbej’. Sa shumë kemi humbur, parafytyroni se sa më ndryshe do ishte sot Shqipëria, jeta e çdo familje në këtë vend nëse çka ne kemi nisur të bëjmë shumë e shumë vite më parë, në çdo drejtim”, shtoi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button