Home / Bota / Një liberal në krye të koreano-jugorëve

Një liberal në krye të koreano-jugorëve

Exit pollet e para tregojnë se liberaliz Moon Jae-in do të jetë Presidenti i ri i Koresë së Jugut. Sipas tyre, ai është zgjedhur me shumicë dërrmuese përballë kandidatëve të tjerë.

Liberali Moon Jae in ishtë favoriti në këtë garë, përballë kandidatit të qendrës, Ahn Cheol soo, që në sondazhe renditej më afër tij.

Zotin Moon synon të shtojë kontaktet me Veriun, ndryshe nga ish-presidentja Park Geun hye, që kishte prerë thuajse tërësisht lidhjet.

Ai premton se do të punojë rimëkëmbjen e brishtë të ekonomisë koreano-jugore, që është e katërta më e madhe në Azi, si dhe për të ulur papunësinë në radhët e të rinjve, që mbetet e lartë.

Gjithashtu mes kandidatëve ka premtime për t’i vënë fre dominimit të elitës politike të Koresë së Jugut dhe për të reformuar konglomeratet familjare, që sundojnë ekonominë vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published.