Arte

Festivali i Filmit Dokumentar në Tiranë

Prurjet më të reja të filmit dokumentar do të pushtojnë Tiranën përreth një javë duke nisur nga data 10 Maj me Festivalin Docuttiff.
Tashmë në edicionin e tretë ky festival synon që të nxisë vemendjen e kineastëve të rinj nga kjo gjini dhe risitë e saj botërore, por edhe të shkundë mediat në vend të cilat nuk i japin hapesirë pikërisht historive njerëzore si emigracioni, lufta, korrupsioni që dokumentarët trajtojnë.
Agron Domi,Drejtor i DocuTiff 2017, thotë se gara do të jetë me filmin e metrazhit të gjatë, kategori më vete, me metrazhin e mesën dhe të shkurtër. “Filmi dokumentar në Shqipëri është defiçitar në raport me filmin artistik apo gjinitë e tjera të filmit Përgjithësisht aty janë temat që mbizotërojnë, që sot janë shumë të rëndësishme si luftës. temat e të drejtave të njeriut, grave, fëmijëve” shton zoti Domi.
Nuk do të mungojnë edhe personalitete të gjinisë së dokumentarit si Agostino Ferrente apo Nikola Vukçeviç, të cilët ofrojnë për të rinjtë masterklase që i shërbejnë formimit të studentëve të filmit. Ndërkohë që është menduar që në bashkëpunim me Agjensinë e Parqeve dhe Kreacionit dokumentarët të gjejnë shikues përmes “Open Air Cinema” duke përfshirë amfiteatrin tek Parku i Liqenit.
“E vërejmë në punën tonë të përditshme që e bukura, e kulturuara ndihmon shumë herë më tepër në jetën e një qyteti. Teatri i hapur do të jetë një infrastrukturë e re me gjithë paisjet dhe instalimet e mundshme” tha drejtori i agjensisë Blendi Gonxhe.
Filmat të ndarë në 3 seksione ku mbizoterojnë filmat e gjatë në konkurim do të shfaqen në Amfiteatrin e Liqenit, sallën Blak Box të Universitetit të Arteve, në muzeun kombëtar si edhe ne COD.
Nuk do te mungojne edhe filmat Reflecting Albania te realizuar nga kienastë të huaj për Shqipërinë, një prej tyre që zgjon interesin është edhe filmi nga Giuseppe Schillaci dedikuar Artit dhe Tranzicionit Shqiptar -“Tranzicion-Art and Politics in Albania”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button