Sporti

Botërori i Aeronautikës, slloveni Shvolshjak thyen rekordin botëror

Kampionati i 9-të Botëror i Aeronautikës në disiplinën e fluturimeve të Lira me Precizion, që, për herë të parë, po zhvillohet në Shqipëri, ka mbyllur të hënën në mbrëmje garat e ditës së 3-të të tij në Vlorë.

Në fakt, moti i paqëndrueshëm ka ndikuar në zhvillimin normal të garave si të dielën, ashtu edhe të hënën paradreke, pasi konkurrimi u pezullua deri në ora 11:00 të paradites, për shkak të mjegullës që pengonte fluturimin normal. Gjatë ditës u zhvilluan garat e turit të 3-të për disa prej sportistëve dhe të turit të 4-t për një pjesë tjetër. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, edhe ky Botëror, i pari i këtij lloji në Shqipëri, po transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Në fakt, edhe ky transmetim pa ndërprerje në kanalin RTSH Sport, por, me alternime edhe në RTSH 1 HD, ka qenë një risi në vetvete sa i përket regjisë televizive, duke ofruar pamje spektakolare të rivierës shqiptare, por edhe në koment dhe me lidhjet direkte nga Vlora.

Në këtë Botëror marrin pjesë rreth 150 pilotë nga 28 vende të ndryshme të botës dhe, pas dy tureve të para, në renditjen ekipore, Tajlanda mban vendin e parë, e ndjekur nga Serbia dhe Kina.

Duhet theksuar se në konkurrimin e turit të 3-të, është thyer edhe rekordi botëror, fillimisht me 3 dhe, më pas, me 4 rezultate 0.00. Ky rezultat i takon sllovenit Anton Shvolshjak, i cili, me këtë rezultat të arritur, bëhet fitues edhe i një shpërblimi të majmë prej 100 mijë eurosh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button