roze

Rikthehet “Mbreti Artur”

“Mbreti Artur” nuk rresht se joshuri “Hollywood”-in. Edhe pse ka qenë subjekt i shumë filmave në periudha të ndryshme kohe, monarku mitik rikthehet sërish, këtë herë nën regjinë e Guy Ritchie, që më shumë sesa romancën thekson aksionin.

Filmi është një rrëfenjë virtytesh, por e treguar ndryshe. Ai vjen me dinamizëm e gjallëri dhe është i mbushur me kulisa banditizmash e skena të forta luftimesh. Arturi i regjisorit, që shumë e njohin si ish-bashkëshortin e Madonnës, është një djalë rebel me zemër flori, i cili nuk e fsheh përçmimin për klasën sunduese, ndërsa ngjitet drejt majës.

Ka qenë një punë kolosale, ajo e njërit prej regjisorëve më të fuqishëm britanikë në “Hollywood”, njeri i përkushtuar deri në detajin më të fundit. “Është kontrolluar me imtësi çdo gjë”, rrëfen ai vet. Këmishat, mantelet, dorezat, pjesët e mureve, armaturat, ashtu si dhe çdo skenë beteje apo dyluftimi. Edhe këtu hyhet në hollësi të tilla, si prerja e veshit të një luftëtari.

“Ideja ishte të paraqisnim diçka që nuk duket si një gjë e bërë më përpara. Diçka ndryshe. E sfida ishte vërtet e madhe”, tha Guy Ritchie, regjisor.

Edhe David Beckham ka një rol të vogël në filmin e ri. Rolin kryesor, Ritchie ia ka besuar aktorit Charlie Hunnam. “Nëse do të tregosh një histori të stërthënë më parë, nuk ke zgjidhje tjetër, përveçse të vish me një vizion që e bën të duket origjinale dhe e freskët”, shprehet ai.

Filmi do të shfaqet në kinematë amerikane duket nisur nga data 12 maj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button