Kronika

Ngacmonte nxënësen minorene, arrestohet mësuesi 64-vjeçar

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Hasan M., 64 vjeç, banues në Tiranë, mësues në një shkollë 9 vjeçare në Tiranë. Arrestimi i tij është bërë sepse në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime te turpshme me një  nxënëse 14 vjeçe.

Kanë qenë prindërit e vajzës ata që bënë denoncimin në polici. Gjithashtu grupi hetimor e ka marrë në pyetje të miturën në prani të prindërve dhe psikologut. Vajza ka thënë se ngacmimet nga ana e mësuesit ishin kthyer në shqetësim. Pas marrjes së dëshmisë, policia e arrestoi për veprën penale të ngacmimit seksual.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button