Bota

Trump shkarkon drejtorin e FBI-së, James Corney

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Corney.

“Presidenti ka pranuar rekomandimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm lidhur me shkarkimin e drejtorit të FBI-së”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Zëdhënësi shtoi se Comey ishte njoftuar pak më parë dhe se ky vendim hynte në fuqi menjëherë.

Comey po mbikëqyrte një hetim për të sqaruar nëse disa anëtarë të fushatës së Trump kishin bashkëpunuar me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Të martën FBI njoftoi Kongresin se Comey kishte paraqitur në mënyrë të pasaktë disa nga gjetjet kyçe, që përfshinin hetimet rreth email-eve të Hillary Clinton, gjatë dëshmisë së dhënë prej tij në Kongres javën e kaluar.

FBI-ja saktësoi se vetëm një numër i vogël i emailave i ishte dërguar kongresmenit Anthony Ëiner, jo qindra dhe mijëra , siç ishte shprehur në dëshminë e tij Comey.

Në një letër drejtuar Comey të martën, Trump shkruante: “Megjithëse e vlerësoj shumë që më keni informuar në tre raste të veçanta që unë nuk jam objekt hetimi, pajtohem me gjykimin e Departamentit të Drejtësisë se ju nuk jeni në gjendje ta udhëhiqni në mënyrë të efektshme FBI-në”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button