Home / Bota / Koreja e Jugut, Presidenti i ri premton zgjidhjen e ngërçit me Veriun

Koreja e Jugut, Presidenti i ri premton zgjidhjen e ngërçit me Veriun

Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Moon Jae-in u zotua gjatë ceremonisë së betimit se do të zgjidhë ngërçet e ekonomisë, por edhe marrëdhëniet me Korenë e Veriut.

Jae-in u shpreh i gatshëm të vizitojë Penianin kur të jenë kushtet e duhura. Ish-juristi i të drejtave të njeriut është i biri i një refugjati koreano-verior dhe njihet për pikëpamjet e tij liberale.

Zgjedhjet u zhvilluan pas skandalit qeveritar që rrethoi ish-kryetaren e shtetit Park Geun Hje. Me mijëra vetë protestuan për muaj të tërë në të ashtëquajturat “marshime në dritën e qiririt” kundër Presidentes së korruptuar. Grupe mbështetësish të Parkut, e cila është ndërkohë prapa hekurave, ndërsa hetimi për të vazhdon, ndodhen ende para sheshit të bashkisë, në një kamp provizor çadrash.

Moon Jae kishte garuar kundër saj në vitin 2012, por asokohe i humbi zgjedhjet. Ekspertët mendojnë se politika e tij e zbutjes së marrëdhënieve me Penianin mund të shkaktojë nga ana tjetër tensione me Donald Trump, i cili së fundi i përshkallëzoi së tepërmi retorikat me shtetin komunist.

Leave a Reply

%d bloggers like this: