Arte

Eurosong 2017, Halimi: Fat vitin tjetër Shqipëria ime!

Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në natën finale të Eurosong 2017, që nisi të martën në mbrëmje në Kiev. Këngëtarja Lindita Halimi me këngën “Botë”, ndonëse korri duartrokitjet e publikut në sallë, duket se nuk ka siguruar mbështetjen e nevojshme nga publiku europian që ndoqi Festivalit Europian të Këngës nëpërmjet Eurovizionit.

Në ankth artëdashësit shqiptarë, nuk e dëgjuan emrin e Shqipërisë ndër dhjetë  vendet që u përzgjodhën për natën e tretë të Eurosongut 2017. Megjithatë kjo natë, e cila u soll drejtëpërdrejtë nga RTSH1HD dhe live stream  në www.rtsh.al, ishte për tu mbajtur mend për këngëtaren e shquar shqiptare nga Kosova e cila e kishte sfidën e parë artistike në një aktivitet të këtyre përmasave.

Vetë këngëtarja shkruajti në Fejsbuk “Jam përgjithmonë mirënjohëse për këtë mundësi të jem në skenën gjigande të Eurovisionit”.  “Falemnderit të gjithëve për këtë eksperience të bukur! Kam kaluar për mrekulli ! Fat vitin tjetër Shqipëria ime”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button