Home / Kosova / Kalon mocioni i opozitës, bie qeveria Mustafa

Kalon mocioni i opozitës, bie qeveria Mustafa

Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.  Deputetët e parlamentit të Kosovës votuan për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës.

Në Kuvendin e Kosovës, në momentin kur u votua për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të pranishëm ishin 114 deputetë. Nga ta, 78 votuan pro, 34 votuan kundër dhe 3 abstenim.

Vota e PDK-së për mocionin ka nënkuptuar edhe vendimin për prishjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Vendimin e saj, PDK e ka arsyetuar me faktin se qeveria aktuale e ka humbur fuqinë e vendimmarrjes, duke ia atribuuar sidomos dështimin e procedimit për ratifikim në Kuvend të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Përcaktimin e PDK-së për rrëzimin e qeverisë dhe prishjen e koalicionit, deputetët e LDK-së, gjatë fjalimeve, e kanë cilësuar si skenar të përgatitur më herët në bashkëpunim me opozitën.

Leave a Reply

%d bloggers like this: