Home / Rajoni / Maqedonia / Grubi: Kishim informacione se përgatitet sulm ndaj Kuvendit

Grubi: Kishim informacione se përgatitet sulm ndaj Kuvendit

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, dha dëshmi në prokurori si dëshmitar për dhunën në Parlament më 27 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai përsëriti se vlerësimi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti të mos jetë në Parlament ishte për të parandaluar konfliktin ndër-etnik. Sipas tij, ishte i vetëdijshëm se do të sulmoheshte Ahmeti dhe për atë kishte një telefonatë nga shërbimet e sigurimit.

Grubi u bëri thirrje deputetëve të tjerë të cilët kanë qenë të sulmuar për të bërë të njëjtën gjë dhe për të kontribuar në sqarimin e çështjes.

Ai tha janë spekulimet akuzat se është përshëndetur nga njerëz të cilët kanë hyrë në parlament.

Para prokurorisë sot do të japë dëshmi edhe deputetja Shpresa Hadri nga BDI.

Leave a Reply

Your email address will not be published.